Fejohen Einxhel dhe Dagz?

Einxhel dhe Dagz janë çifti më i përfolur i “Big Brother VIP”.

Madje ata janë shndërruar në njërin nga çiftet e preferuara të publikut, shkruan lajmi.net.

Por së fundi ata u përfolën shumë në media rozë për një ndarje të mundshme.

E si duket kjo nuk është aspak e vërtetq dhe ata kanë marrë një hap të rëndësishëm.

Einxhel ka publikuar një unazë në ‘Instastory’, ku edhe ka bërë një dedikim.

“Në çdo rrahje zemre”, ka shkruar ajo.

Si duket kjo dhuratë mund të jetë nga Dagzi por që nuk dihet nëse këtu ka diçka më shumë./Lajmi.net/