Novak Djokovic “fluturon” në finalen e Australian Open. Tenisti serb, pavarësisht nisjes së vështirë, gjunjëzoi në tre sete rivalin e tij zvicëran, të madhin Roger Federer, që duhet pranuan nuk ishte në formën e tij më të mirë për shkak të një problemi muskulor.
Në këtë përballje të 30-të mes tyre, “Nole” e fitoi 7-6, 6-4 dhe 6-3. Për Djokovic kjo finale e Australian Open është e 26-ta në karrierë dhe e teta në tokën e kangurëve (të gjitha të fituara).
Në fund të ndeshjes, Djokovic komplimentoi rivalin e tij, sidomos për faktin që luajti i dëmtuar:
“E respektoj që zbriti në fushë, pavarësisht dëmtimit. Nuk ishte as afër 100% të formës së tij, por e provoi deri në fund. Ka të gjithë respektin tim.”