Federata e Futbollit e Portugalisë dërgon ankesë në FIFA – goli s’ishte i Bruno Fernandesit, por i Ronaldos

Federata e Futbollit e Portugalisë ka vendosur që ta nisë një ankesë në FIFA, në mënyrë që golin e parë t’ia regjistrojë Ronaldos, jo Bruno Fernandesit.
Kështu të paktën bën të ditur uebsajti i njohur, SportBibble, transmeton lajmi.net.

Portugezi u gjet në një moment të mirë shënimi, teksa u duk se e preku topin për ta çuar në rrjetë.

Gjithsesi, kështu nuk mendoi FIFA që golin ia numëroi Bruno Fernandesit.

Mbetet të shihet nëse kërkesa e portugezve do të merret parasysh.