Federata e Danimarkës konfirmon gjendjen e Eriksenit: Është zgjuar, gjendja e tij mbetet e qëndrueshme

Federata e Futbollit e Danimarkës ka konfirmuar se gjendja e futbollistit Christian Eriksen është e qëndrueshme.

“Eriksen është zgjuar dhe gjendja e tij mbetet e qëndrueshme. Ai mbetet në Spitalin Kombëtar për ekzaminime të mëtejshme”, shkruan faqja zyrtare e federatës daneze.

Kurse, takimi i sotëm në mes të Danimarkës dhe Finlandës pritet të rinis nga ora 20:30.