Faza e eliminimit direkt: Skuadrat me të cilat mund të përballet Real Madridi

Ndërsa ndeshjet e fundit të fazës së grupeve luhen të mërkurën, Liga e Kampionëve po shkon me shpejtësi drejt fazës eliminatore, me 14 skuadra që sigurojnë tashmë vende në raundin e 16-të.

Real Madridi natyrisht se shikon me padurim për të parë se me kë mund të përballet në fazën tjetër. Pamja gradualisht po bëhet më e qartë.

Los Blancos nuk mund të përballet me një ekip tjetër nga Spanja apo ndonjë nga grupi C ku ata luanin.

Kjo do të thotë se mund të ketë një tjetër përballje me shënjestrën e tyre të vjetër, Kylian Mbappe dhe PSG nëse ata dështojnë të mposhtin Dortmundin. Apo finalisti i vitit të kaluar Interi.

Këtu është një listë e plotë e skuadrave që mund të përballet Madridi në raundin tjetër:

PSV

Inter

Lacio

Leipzig

Porto

Kopenhagen

PSG/Dortmund

Shorti është caktuar për të hënën, më 18 dhjetor.