Fatmire Isaku e PDSH-së mori postin e zv/ministres në Ministrinë e Jashtme

Pas seancës së djeshme parlamentare ku u votuan zëvendësministrat, sot, nënkryetarja e Partisë Demokratike Shqiptare Fatmire Isaku mori postin e zëvendësministres së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Ky pozicion dëshmon për përkushtimin e PDSH-së në proceset euro-atlantike, në veçanti integrimin e RMV në Unionin Evropian, mbështetjen e reformave të nevojshme që vendi të zhvillohet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore, bashkëpunimin ndër-rajonal dhe zhvillimin ekonomik të vendit.