Kim Mehmeti: Shqiptarët edhe sot të ndarë me kufij si në kohën e socializmit

“Mediat raportojnë se një grua dhe një burrë janë ndaluar në Han të Elezit, pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë.
Mbase të ngratët nuk kanë pasur para ta bëjnë PCR testin, që të dëshmojnë se nuk janë të infektuar nga virusi Covid19 dhe kanë qenë të detyruar ta kalojnë kufirin si kontrabandistë?!
Ja, kjo i ndodh një populli që nuk reagon, që u nënshtrohet burrështetasve hajdutokratë të cilët ia mbyllin kufijtë kur t’u kujtohet.
Burrështetas që e dënojnë popullin por u mundësojnë përfitime të mëdha spitaleve private ku jepen ‘lejet’ për t’i vizituar të afërmit tu në Kosovë apo Maqedoni!
Sidoqoftë duhet rikujtuar se një popull që nuk reagon, që revoltën e vet e shndërron në vuajtje të heshtur dhe në lotëderdhje, e rijeton të shkuarën. Siç e rijetojmë ne sot kohën e socializmit kur kufijtë shqiptaro-shqiptarë ishin të ndarë me mure të lartë ideologjik dhe kur nëse e kaloje kufirin përfundoje në burg! (Kim Mehmeti)