Fatmir Spahiu pre e sulmeve kibernetike, ia marrin profilin e Facebook-ut

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, është bërë pre e sulmeve kibernetike, shkruan lajmi.net.

Atij ia kanë hakuar llogarinë e tij në Facebook duke i ndryshuar emrin dhe të dhënat. Ishte vetë aktori ai i cili e bëri të ditur një gjë të tillë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

“Miq, më kanë vjedhur kodin e Facebook dhe ma kanë marrë ‘account-in’, duke e shndërruar në diçka krejt tjetër”, ka shkruar ai në postimin e bërë.

Kjo nuk është hera e parë që emrave të njohur u hakohen llogaritë e tyre në rrjete sociale./Lajmi.net/