“Atë që e kemi si informacion prej MPB-së dhe prej personave okular që kanë qenë afër këtu, për momentin kërkojmë 8 persona të zhdukur”.
Njësia për kërkim dhe shpëtim në këtë mënyrë organizohet në raste të fatkeqësive natyrore. Në këtë simulim, pas rreshjeve të mëdha të shiut, ka tetë qytetarë të zhdukur në lumin Vardar të cilët kanë vrapuar përreth lumit.
Pas kërkimit disa minutësh u gjet një person.
“Kemi të lënduar, ka gjasa të jetë lëndim në boshtin kurrizor apo në qafë”.
Të lënduarin ekipet e shpëtimit e dërguan për t’i dhënë ndihmën e parë.
“Më dhemb e gjithë dora”.
Në këtë periudhë në vend aktivizohen zjarret. Sa është i përgatitur vendi për t`u ballafaquar në fatkeqësi të tilla natyrore, duke marrë parasysh se vitin e kaluar në ndihmë erdhën ekipe të ndryshme nga vendet fqinje për të asistuar në shuarjen e zjarreve.
“Në raste të fatkeqësisë gjithmonë është e nevojshme edhe ndihma nga shtetet tjera. Por këtë vit jemi më të përgatitur. Kemi ndërrmarrë masa parakohe. Na ka arritur edhe aeroplani nga Spanja që ka qenë në servisim. Shpresoj se këtë vit nuk do të kemi probleme të mëdha sikur vitin e kaluar” – tha Zylfikar Zejnullah, zv drejtor në DMSH.
“Në fatkeqësi natyrore asnjëherë nuk mund të kemi personel të mjaftueshëm. Gjithmonë kemi nevojë për një “dorë” plus. Por gjithmonë shikojmë të kemi personel kualitet e jo vetëm kuanitet. Gjithmonë kemi mungesë të paisijeve, por për momentin kemi mjaftë për të reaguar në raste të fatkeqësisë” – tha Ivica Naumovski, koordinator në DMSH.
Në Drejtorinë për mbrojte dhe shpëtim ka rreth 300 persona të cilët janë të gatshëm t`u dalin në ndihmë qytetarëve në raste të fatkeqësive natyrore. Poashtu në raste të tilla angazhohen, vullnetarë, pjesëtarë të MPB-së dhe ekipet e zjarrfikësve.
 
		





