“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pranuar humbjen nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi duhej të mbrohej thellë për periudha të gjata kohore në Etihad pasi ndeshja e dytë përfundoi në barazim 1-1, duke e çuar lojën në penallti, ku ishin më të saktë duke mposhtur Cityn me rezultat 4-3.

Guardiola ishte në maksimumin e zotërisë së tij pasi e pranoi humbjen pa u ankuar për stilin e lojës së Los Blancos.

“Së pari, urime për Real Madridin. Ata mbrojnë shumë mirë me një solidaritet të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Ne krijuam shanset për ta bërë këtë, por futbolli ka të bëjë me shënimin e golave. Faleminderit lojtarëve të mi. Është një ‘biznes’ rezultatesh, ata janë në gjysmëfinale dhe ne nuk jemi…”.

“Ne bëmë gjithçka për ta bërë pothuajse dhe të humbasim kështu dhemb, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur…”.

“Johan Cruyff tha se fati nuk ekziston, jam dakord. Humbja e tillë dhemb. Ndihemi keq, por kemi bërë gjithçka mundemi. Çfarë mund t’u them këtyre lojtarëve. Ne kemi treguar se mund të luajmë kundër një ekipi të madh. Çfarë mund të kishim bërë më shumë?”, përfundoi trajneri i Cityt.