Fansja i afrohet për të bërë foto, “bodyguard-i” i Dua Lipës ia hedh telefonin në tokë

Dua Lipa ka kaluar javën në Paris bashkë me të dashurin e saj, aktorin, Callum Turner.

Teksa po dilte nga makina, në një moment një fanse iu afrua me nxitim teksa mbante telefonin duke dashur të bënte foto me të.

Megjithatë përpjekjet e saj dështuan kur roja i sigurisë e shtyu fansen duke i rrëzuar telefonin nga dora.

Momenti është filmuar dhe është publikuar ku shumica e fansave i kanë dhënë të drejtë “bodyguard-it” të Duas në këtë rast, por disa të tjerë e kanë cilësuar të tepërt veprimin e tij.

Tashmë kjo video është bërë virale në rrjete sociale./Lajmi.net/