Fansi shqiptar i Bayernit, Alabas: Mos shko në Real, më mirë eja me mua në baushtellë (VIDEO)

Një fans shqiptar i Bayernit i ka dhënë një ofertë interesante David Alabas që luan në këtë ekip.

“Mos shko të luash me Viniciusin në Real Madrid, më mirë eja të punosh me mua në baushtellë (ndërtimtari)”, i është drejtuar ai Alabas për të cilën është përfolur se mund të kalojë këtë verë në Real Madrid.

Edhe pse Alaba nuk ia ktheu përgjigjen fansit shqiptar që i foli në gjermanisht së paku e bëri të qeshte lojtarin gjerman.

Shqiptari që e shkriu së qeshuri Alaban e ka dërguar videon në redaksinë e klankosova.tv e të cilën mund ta shihni më poshtë: