Fansat ia plotësojnë kushtin, Noizy lanson sot këngën e re

Reperi Noizy ka kohë që e ka paralajmëruar një ‘diss’, ndërsa pritjes së fansave tashmë po i vjen fundi, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, ai ua vuri kusht fansave që në rast se bëjnë 100 mijë komente në një postim të tij, do ta publikojë këngën e re.

Këtë gjë, fansat e tij e plotësuan, andaj artisti ka njoftuar se do ta mbajë premtimin e dhënë, duke publikuar sot projektin e ri.

“Nje here e mire. 13/ Janar ose me shqip. Neser”, shkroi Noizy në një postim mbrëmë.

Ndryshe, fansat e Noizyt presin me padurim të shohin se kë e thumbon artisti me këtë ‘diss’. /Lajmi.net/