Familjarët e Mijallkovit në stacion policor

Siç mëson TV21, nga burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, familjarë të afërm të të akuzuarit në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov janë duke qëndruar në stacion policor.

Bashkëshortja, i biri, vëllau i Mijallkovit po merren në pyetje pasi ky i fundit nuk mund të kapet nga organet e rendit.

Thirrja në stacion policor ka për qëllim të sigurohen informacione se ku mund të jetë Mijallkovi, thonë nga MPB-ja për TV21.

Nga ana tjetër, Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit tashmë ka hedhur dyshime se Mijallkovi është arratisur dhe se për këtë e kanë ndihmuar ndokush, pasi ka filluar procedura për shqiptim të masës së arrestit shtëpiak.

Ndërkohë, tashmë është shpallur fletarrest ndërkombëtar, ndërsa policia ende është në kërkim të tij.