Familjarët e Luiz Ejllit ndryshojnë emrin e llogarisë së tij në Instagram, thonë se është tentuar t’iu merret faqja

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, është shquar si fenomeni i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Ai ka arritur që për një periudhë të shkurtër kohore të qëndrimit të tij brenda në shtëpi, të krijojë mbi 600 mijë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram.

Faqja e tij zyrtare në Instagram menaxhohet nga familjarët e tij, përkatësisht motra, e cila së fundmi ia ka ndryshuar edhe emrin, pasi ka pranuar se ka pasur tentime për t’ia marrë faqen e cila për vetëm tre muaj ka krijuar mbi 600 mijë ndjekës.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

“Fansa të dashur! Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me dashur familja e Luizit”, thuhet në njoftimin që familja ka publikuar në InstaStory.

Foto: Luiz Ejlli/InstaStory

Tani llogaria e Instagramit të Luizit mban emrin e motrës së tij, Ina Ejlli.

Luizi përndryshe të martën paralajmëroi se do të linte shtëpinë e Big Brother VIP Albania të shtunën, në rast se publiku vendos që të votojë të dashurën e tij – moderatoren Kiara Tito për ta larguar nga shtëpia.

Foto: Instagram