“Unë kërkoj drejtësi. Pse të rrije djali në burg pa faj, pse me humb jetën për një që kanë dalë ta mbysin. Nuk e di si të them, kjo është, ai e ka mbrojtur vetën, secili duhet ta mbroj veten….Kjo të dytën herë e ka shkruajtur se Naseri e ka bërë me qëllim. Shkruan aty thotë Zoti e ka dhënë shpirtin dhe ai duhet ta marrë, jo ta marrë njeriu. Por, Zoti thotë t’i kam dhënë duart, të kam dhënë sy, të kam dhënë mend, me u mbrojt, mos me ja dorëzu shpirtin gjithkujt”.
Këto janë fjalët e gjyshit të Naser Eshtrefit, që u gjykua për vrasjen e maturantit Angell Petkovskit në Gjorçe Petrov, me 14 vjet burg. Gjyshi Ilmiu, në prononcimin për Televizionin Shenja thotë se po bëhen 8 vjet që po tenton të kërkojë drejtësi për djalin, pasi gjykata nuk ka marrë parasysh se djali i tij Naseri, paraprakisht ka qenë i rrahur nga dy personat e etnitetit maqedonas Angelli që tash nuk jeton më dhe babai i tij Sasho Petkovski. Rasti i tyre tash është në rigjykim, pasi Supremja kishte konstatuar se në bazë të provave tek i akuzuari ka pasur afekt të fuqishëm dhe reagim në afekt deri tek momenti i shpërthimit me thikë, gjegjësisht kur Angelli dhe Sasho i ka prerë rrugën tek ura që çon në Saraj që i akuzuari të mos ju ikë. Mirëpo, Gjykata e Shkallës së parë dhe të dytë, kanë vepruar si të parën herë dhe kanë kontstatuar se vrasja ka ndodhur me qëllim dhe jo në vetëmbrojtje.
Ilmiu citon fajlët e nipit të tij, që i ka thënë para gjykatës se ai ka qenë i rrahur, për çka ata kanë edhe prova dhe fotografi që e dëshmojnë të njëjtën. Madje tregon se incizimiet e spitalit që gjendet në atë lokacion, janë të prera dhe nuk e tregojnë të gjithë ngjarjen, sepse përndryshe, siç thotë do të shihej e gjithë e vërteta.
Ilmi Nuishi, gjyshi i Naser Eshtrefit
“Më kanë goditur në kokë, më zunë aty, unë e verejtja që janë babë e birë, duke i thënë djali babës, bjeri babë, bjeri”.
Ilmi Nuishi ankohet se Gjykata Penale dhe ajo e Apelit, nuk kanë marrë parasysh as deklaratën e djalit të tij, as të dëhmitarëve dhe as të avokatit, por janë bazuar vetëm në deklaratën e Sasho Petkovskit, babait të Angellit.
Ilmi Nuishi, babai i Naser Eshtrefit
“Gjykata nuk e ka marrë siç ka thënë Naseri, nuk e ka mrrë si kanë thënë dëshmitarët, nuk e ka marrë si ka thënë avokati, por e ka marrë si ka thënë babai i tij, asgjë tjetër”.
Më tej ai tregon, se pas gjykimit të djalit të tij me 14 vjet burg, të nesërmen ish kryeministri Gruevski kishte shkuar në Gjorçe Petrov për t’u lavdëruar para tyre se çfarë dënimi kishte sjellë në dobi të tyre. Po ashtu Nuishi thotë se është 100% i sigurt se komuna e Gjorçe Petrovit, prokurorit të lëndës i kishte dhënë një banesë në këtë komunë, si shpërblim për dënimin që kishte kërkuar për të riun e etnitetit shqiptar.
Në gjykimin fillestar Eshtrefi ishte dënuar me 14 vjet burg, ndërsa gjatë rigjykimit me 13.
Gjykata e shkallës së parë dhe të dytë, i ka hedhur poshtë deklaratat e Naserit dhe mbrojtjes së tij, se Angeli dhe Sasho Petkovski e kanë rrahur atë, para se ai ta therr me thikë Angelin. Pavarësisht se nuk është gjetur thika, gjykata për këtë thotë se thikën e ka nxjerrë Naseri, gjegjësisht ashtu siç ka dëshmuar Sasho Petkovski. Kjo lë të nënkuptohet që Gjykata e ka pranuar versionin e Prokurorisë dhe të dëmtuarve të cilat kanë deklaruar se thika ka qenë e Naserit, pavarësisht se ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë. Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve./SHENJA/