Faiku, tifozi nga Kumanova e përjetoi rëndë humbjen e Barcelonës

Faiku, një tifoz i zjarrtë i Barcelonës nga Kumanova, i ka përjetuar rëndë golat e Vinicius dhe Diaz të shënuar në pjesën e dytë në El Clasicon mes Realit dhe Barcelonës (2-0) në “Santiago Bernabeu”, shkruan gazeta Lajm.
Menjëherë pas përfunidmit të ndeshjes, Real-Barcelona, Faiku, që në Kumanovë njihet si fans i çmendur i Barcelonës, ka postuar në Facebook një foto, ku shfaqet i shtrirë në krevat.
Ai shkruan se ka vizituar mjekun pas mërzisë që i shkaktoi humbja e skuadrës së tij të zemrës nga rivali më i madh, Real M.
“Pas daljes nga spitali edhe mjekët e konstatuan se nuk ka qenë humbje e madhe. Mirë je më thanë”, ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin social facebook. /Gazeta Lajm/