Fadil Zendeli pjesë e Parlamentit ndërkombëtarë për paqe dhe tolerancë

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli më 10 qershor ishte pjesë e seancës emergjente të Parlamentit ndërkombëtarë për paqe dhe tolerancë. Temë e kësaj seancë të thirrur në rrethana pandemie ishte Iniciativa egjiptiane për paqe në Libi. Konstatimet që dolën nga kjo seancë janë si vijojnë:
Armëpushim i menjëhershëm në Libi.
Respektim i pavarësisë dhe integritetit të shtetit të Libisë duke tërhequr të gjitha trupat e armatosur nga territori i saj.
Rikthimi në negociatat e paqes nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, të zgjidha përmes konstatimeve dhe mundësive politike me qëllim dhënien fund të krizës në Libi në përputhje më deklaratën e Konferencës së Berlinit.
Themelimi i Këshillit për zgjedhje presidenciale nën monitorimin e Kombeve të Bashkuara dhe konstatimin e mekanizmave kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve në një gjendje kur përshkallëzimi i krizës të jetë në rënie.
Të mbështetet pa mëdyshje mekanizimi i Libisë për dialog me ndihmën e mekanizmave ndërkombëtare dhe në bazë të interesit lokal të qytetarëve të Libisë.
Zendeli shton se kjo iniciativë ka për qëllim arritjen e një paqeje për popullin e Libisë, ndalimin e gjakderdhjeve armiqësore ndaj popullit të Libisë dhe ndërtimin e pavarësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Libisë.
Deklarata e Parlamentit ndërkombëtar për paqe dhe tolerancë u nënshkrua nga kryesuesi i seancës, Valberto Enrike Allerdo, anëtar në parlamentin kombëtar të Argjentinës.