Hapja e kufijve dhe aeroporteve, Sugareski: Ende nuk ka qëndrim përfundimtar

Qeveria ende nuk ka qëndrim rreth hapjes eventuale të kufijve dhe aeroporteve, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski duke e komentuar vendimin e kompanisë ajrore “Viz er” që t’i prolongojë fluturimet në Maqedoninë e Veriut deri në mes të muajit të ardhshëm.

“Si anëtar i Shtabit të Krizës mund të them se e ndjekim situatën dhe sipas rekomandimeve të cilat i jep komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse, ne po bisedojmë dhe veprojmë sipas tyre, dhe si shtab por edhe në Qeveri. Për momentin ende nuk kemi qëndrim përfundimtar rreth hapjes së kufijve dhe aeroporteve. Pres që këto ditë, pasi Komisioni ta parashtrojë atë çështje në rend dite, të bisedohet në mbledhje të Shtabit të Krizës, pas çka Qeveria do të sjellë vendime të caktuara, nëse ado duhet të sillen”, theksoi ministri Sugareski./MIA