Skuadra e Bayern Munich mund ta shkarkojë nga pozita trajnerin, Julian Nagelsmann bën të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, klubi gjerman mund ta largojë nga pozita e trajnerit Nagelsmannin për shkak të rezultateve negative në Bundesliga, shkruan Lajmi.net
Kandidati kryesor për ta zëvendësuar në rast të largimit është Thomas Tuchel, ish- trajneri i Chelseat – që është pa punë.
Skuadra e Bayern Munich në 25 xhiro në Bundesliga ka grumbulluar 52 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë./Lajmi.net/