Fabrizio Romano: Milani arrin akord të plotë me Tonalin për rinovim të kontratës

Milani ka arritur marrëveshje të plotë me Sandro Tonalin për rinovimin e kontratës.
Të paktën kështu bën të ditur Fabrizio Romano, sipas të cilit kjo çështje tanimë mund të konsiderohet e kryer.

Lojtari do ta nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare e cila e mban në “San Siro” deri në vitin 2027.

Mesfushori e dëshiron qëndrimin te Milani. Gjatë verës ai nuk bisedoi me asnjë klub tjetër për ndonjë transferim të mundshëm.