“Ex” thyen rekorde, kalon shifrën e 50 milionë klikimeve

Padyshim se bashkëpunimi mes Elvana Gjatës, Bardhit dhe Dj Gimi-O, ka qenë një nga projektet më të pëlqyera që ende vazhdon të dëgjohet nga publiku.

Kënga e titulluar “Ex”, ka thyer një tjetër rekord sa i përket klikimeve.

Ky projekt ka kaluar shifrën e 50 milionë klikimeve që për industrinë shqiptare të muzikës, për shumë artistë është i pa arritshëm.

Vlen të përmendet se kjo këngë ka kaluar përtej veshit të audiencës shqiptare, duke depërtuar edhe në shtetet e tjera jo shqip-folëse.

Shpresojmë që në të ardhmen të kemi edhe ndonjë bashkëpunim tjetër mes treshes në fjalë./artistetshqiptare.com/