Evropa Ligë – mësohen datat e ndeshjeve gjysmëfinale

Të enjten mbrëma u mësuan edhe katër ekipet gjysmëfinaliste në Evropa Ligë.

Leipzig, West Ham United, Rangers dhe Frankfurt e përbëjnë katërshen më të mirë në kuadër të Evropa Ligë.

Tashmë janë zyrtarizuar datat në të cilat do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale.

Si zakonisht gjysmëfinalja do të jetë me dy ndeshje, njëra do të zhvillohet në prill dhe ajo e kthimit në maj.

Të dy gjysmëfinalet do do të luajnë më 28 prill ndeshjen e parë, ndërsa pesë maj do zhvillohet ajo e kthimit.

Leipzig do të luajë kundër Rangers, ndërsa West Ham United do të luajë ndaj Frankfurtit.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 18 maj, në Sevilla të Spanjës, në stadiumin ‘Roman Sanchez Pizjuan’.