Evra: Lojtarët shkojnë te Man Utd dhe PSG për para

Patrice Evra ka thënë se lojtarët shkojnë te Manchester United dhe PSG për para. 

Evra aktualisht është duke punuar si ekspert i fushës për mbulimin e Ligës së Kampionëve të Amazon Prime Italia.

Ai ishte në panel me Claudio Marchision dhe Clarence Seedorfin para ndeshjes Juventus – Villarreal, kur ka folur për lojtarët që po zgjedhin më shumë paratë se sa projektet.

“Lojtarët shkojnë në Manchester United për paratë, jo për historinë. Ata shkojnë në PSG për para dhe për të jetuar në një qytet të bukur”.

“Kjo është arsyeja pse shpresoj që Juventusi të ruajë këtë mentalitet që ka. Lojtarë si Vlahovic dhe Locatelli, ata e donin Juventusin edhe para se të vinin këtu. Kjo është ajo që ata duhet të mbajnë kështu këtë klub”.

“Paratë po shkatërrojnë gjithçka në futboll”, deklaroi ai.

 

Evra i ka përjetuar të gjitha këto, pasi ishte në akademinë e të rinjve të PSG-së, luajti në Manchester United nga viti 2006 deri në 2014, më pas veshi fanellën e Juventusit deri në vitin 2017.