Evertoni dhe Crystal Palace në garë për Harry Wings

Evertoni dhe Crystal Palace janë në garë për shërbimet e mesfushorit të Tottenham Hotspurs, Harry Wings.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet angleze, lojtari është nxjerrë në shitje nga Antonio Conte, pasi nuk bën pjesë në planet e tij.

Wings ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024, por, për të mos e lënë që të largohet falas pas dy vitesh, londinezët po mendojnë që të arkëtojnë sa më shumë për të, transmeton lajmi.net.

Vlera aktuale e Ëings në tregun e transferimeve po vlerësohet diku rreth 15 milionë euro.

Gjithsesi, skuadrat e interesuara për shërbimet e tij duhet të llogarisin konkurrencën e njëra-tjetrës, sa u përket shifrave të ofruara për lojtarin, dhe çmimin që Tottenham vendos për të.