Eurovision 2022: Shqipëria performon në mbrëmjen e parë

Ngjarja është zhvilluar në pallatin e njohur “Palazzo Madama” në Torino, shkruan lajmi.net.

 

Shorti ka përcaktuar vendet të cilat kanë zënë shtetet e para në  “Eurovisionin” e këtij viti.

Shqipëria është e para e cila do performoi natën e parë, interpretuesja Ronela Hajati me projektin muzikor “Sekret” do përfaqësojë Shqipërinë këtë vit.

Radio Televizioni Shqiptarë ka njoftuar lidhur me këtë duke dhënë detaje tjera.

Postimi i plotë në Instagram.

“Drejtpërdrejt nga Palazzo Madama në Torino, u zhvillua sot ceremonia e hedhjes së shortit të alokimit për dy mbrëmjet gjysmëfinale të @eurovision

Gjithashtu u zhvillua edhe ceremonia e kalimit të qytetit mikpritës nga Rotterdami tek Torino.

Shorti i alokimit përcaktoi nëse vendet marrin pjesë në gjysmëfinalen e parë (e martë 10 maj në ora 21:00 CEST) ose në gjysmëfinalen e dytë (e enjte 12 maj në orën 21:00 CEST).

Gjithashtu u ndanë në mënyrë rastësore nëse një vend do të performojë në gjysmën e parë ose të dytë të gjysmëfinales përkatëse.

🇦🇱 Shqipëria me përfaqësuesen @ronelahajatiofficial 🎙performon në mbrëmjen e parë të #eurovisionsongcontest”.