Eurofighters gjerman nuk e lejojnë aeroplanin spiun rus të shkel hapësirën ajrore të Gjermanisë

Aeroplanët luftarakë gjermanë përgjuan një aeroplan spiun rus mbi Detin Baltik dhe e shoqëruan atë larg territorit gjerman.

“Një aeroplan ushtarak spiun rus u vu re pranë ishullit Ruegen, pas së cilës dy Eurofighters u ngritën nga baza Laage pranë Rostockut dhe e shoqëruan larg territorit gjerman”, tha një zyrtar për dpa.

Më tej u konfirmua se aeroplani po “i afrohej hapësirës ajrore gjermane”, por se ai ndryshoi drejtim pasi pa një Eurofighters.

Ndërkohë, qeveria daneze ftoi edhe ambasadorin rus në atë vend për një intervistë informative rreth arsyes së shkeljes së hapësirës ajrore mbi ishullin Baltik të Bornholmit.

Me atë rast, aeroplani rus ka shkelur edhe hapësirën ajrore suedeze.