EULEX mohon se kontrolloi dje zyrat e OVL UÇK-së

Misioni këshilldhënës ligjor i BE-së në Prishtinë, EULEX, ka mohuar se zyrtarë të saj kanë bastisur zyrat e OVL UÇK-së dje, pasi që aty u lanë 4 mijë dosje të dyshimta të Speciales.

Me anë të një postimi në Twitter, misioni i EULEX-it ka thënë se nuk ka hyrë në objektin e OVL-së dhe nuk ka marrë dokumente, shkruan lajmi.net.

“Eulexi nuk ka kërkuar dje në zyret  e OVL-UÇK-së dhe nuk ka marrë ndonjë dokument”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mediat kanë raportuar dje se zyrtarë të huaj të EULEX-i  kanë “bastisur” zyret e OVL-së pasi që aty një person i panjohur paraprakisht kishte lënë disa dosje të dyshimtë, që pretendohej se janë të Speciales. /Lajmi.net/