Samuel Eto`o cilëson Jose Mourinhon si trajnerin më të mirë.
Eto’o ishte pjesë e skuadrës legjendare të ‘Nerazzurrëve’ që fitoi tripletën në vitin 2010, duke ngritur Ligën e Kampionëve, titullin e Serisë A dhe Kupën e Italisë në të njëjtin sezon nën drejtimin e Mourinhos.
Duke folur për ‘JoySports’, Eto’o u pyet se kë do të zgjidhte si trajnerin më të mirë në botë dhe pse.
“Menaxheri im më i mirë është Jose Mourinho”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net.
“Është gjithashtu sepse ai i sheh lojtarët afrikanë si më të mirët. Mourinho beson shumë në Afrikë dhe lojtarët afrikanë, dhe u jep atyre këtë mundësi në çdo kohë. Ai ishte në Namibia kohët e fundit gjithashtu për pushime”.
Eto’o i vari këpucët në 2019 pasi luajti për Katar SC, Konyaspor, Antalyaspor, Sampdoria, Everton, Chelsea, Anzhi, Inter, Barcelona, Real Mallorca, Real Madrid, Espanyol, Leganes dhe Kadji Sports.