Është vështirë me rrëzu Luanin për tokë, Vetëvendosja shkon mbi 50 për qind!

Egzon Demiri
Armiqtë e Vetëvendosjes dhe të Albin Kurtit shumë herë janë gëzuar deri tani. Shumë herë kanë festuar rënien e tij, por përvoja tregon se kanë gabuar. Pas çdo rënie Albini është ngritur edhe më i fortë. U gëzuan kur arrestohej nga policia, gëzoheshin kur u përça Vetëvendosja, nuk e fshehnin gëzimin edhe kur arrestoheshin dhe likuidoheshin aktivistët e Vetëvendosjes.
Por pas çdo gëzimi, atyre u vinte hidhërimi. Sepse Albini si luan ngritej edhe më i fuqishëm se më parë. Çdo herë që mundoheshin ta nxjerrin nga skena politike, Albini hynte në zemrat tona. Jo vetëm në zemrat e popullit të Kosovës, por në zemrat e gjithë shqiptarëve.

Armiqtë e Albinit u gëzuan edhe natën e kobshme të 25 marsit, kur u votua mocioni në Kuvend. Nga verbëria e gëzimit afatshkurtër, këta të mjerë nuk e kuptuan se kanë bë vetëvrasje politike.

Nuk e kuptuan se me rënien e qeverisë Kurti, Albini u ngrit edhe më i fuqishëm. Bashkë me Albinin edhe Vetëvendosja u ngrit mbi 51 për qind. Klani Pronto festoi para kohe, sepse tani do të ju vjen ndëshkimi i rreptë nga populli i Kosovës.