Edhe Teuta Arifi flet se çka ka thënë Profeti Muhamed për epideminë

SUNETI I MUHAMEDIT, PAQJA QOFTË MBI TË dhe koronavirusi (3)

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ajo e ka pyetur të Dërguarin e Allahut për murtajën. Ai tha:
“Ajo është ndëshkim prej Allahut të Lartësuar që ia dërgon kujt të dojë. Mirëpo, Allahu i Lartësuar e ka bërë atë mëshirë për besimtarët. Çdo njeri që gjendet në vendin ku bie murtaja dhe qëndron në vendin (shtëpinë) e tij duke bërë durim, duke kërkuar shpërblim tek Allahu dhe duke e ditur se atë nuk e godet asgjë përveç asaj që Allahu ka caktuar për të, do të ketë të njëjtin shpërblim si ai që bie dëshmor” (Imam Buhariu, 5734 dhe Imam Ahmedi, 24358)

Prandaj, përmbajuni masave parandaluese të qeverisë për të qëndruar në shtëpi, duke llogaritur në shpërblimin e Allahut dhe duke e lutur për mëshirë dhe ndihmë!