Është rritur dukshëm kërkesa për letërnjoftime dhe pasaporta nga diaspora

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është rritur numri dhe lëshimi i dokumenteve për udhëtim dhe ato të lëtërnjoftimit për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit.

Sipas tyre janë dhënë 15.978 dokumente udhëtimi për qytetarët tanë në vendet e huaja dhe është rritur numri i kërkesave për dhënien e dokumenteve personale në vitin 2022 në krahasim me vitet e kaluara-vetëm gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të këtij viti janë parashtruar 91.138 kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve dhe 148.115 kërkesa për dhënien e dokuementeve të udhëtimit.
Më se evident është dallimi i madh nga numri i kërkesave të parashtruara në vitin 207, 2018 dhe 2019.