“Është mirë me këdo që del”, Gigi Hadid mbështet lidhjen e supozuar të Zayn Malik me Selena Gomezin

Gigi Hadid thuhet se nuk e ka problem për lidhjen e supozuar të Zayn Malik me Selena Gomez, për sa kohë që ai është ‘i lumtur dhe i qëndrueshëm’.

Supermodelja, 27 vjeçare dhe këngëtari, 30 vjeç, patën një romancë të gjatë nga viti 2015 deri në 2021 dhe kanë bashkë një vajzë dyvjeçare, Khai.

Lajmi për ndarjen e tyre u bë publik në 2021 pas një përplasje që ish-ylli i “One Direction” pati me nënën e Gigit, Yolanda Hadid.

Foto: Shutterstock

Zayn dhe Yolanda patën një grindje në shtator dhe megjithëse mohoi pretendimet për dhunë fizike, ai pati katër akuza për ngacmim.

Ndërkaq, Selena dhe Zayn u tha se kanë nisur një romancë dashurie së bashku, pavarësisht se nuk ka një konfirmim zyrtar.

Foto: Wire Image

Një burim theksoi se modelja ka treguar mbështetjen për romancën e re të dyshes së famshme.

“Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn dhe për një lidhje të re”, tha një burim për Us Weekly.

Foto: Getty Images

“Për sa kohë që është i lumtur dhe i qëndrueshëm dhe vazhdon të jetë i mirë me Khai, ajo është mirë me këdo që ai del jashtë”.

Kjo bjen pas raportimeve se Zayn dhe Selena u panë duke shijuar një darkë romantike në New York këtë javë.

Foto: TikTok

Gomez, e cila është një mike e Niall Horan të “One Direction”, është një nga 18 personat e vetëm që Zayn ndjek në Instagram.

Hadid nga ana tjetër pas ndarjes nga Malik është komentuar për një lidhje me Leonardo DiCaprion.

Foto: TikTok