Shoqërohen në polici shtetas të Shqipërisë për keqpërdorim të qëndrimit turistik

Tre shtetas shqiptarë do të deportohen në shtetin amë, pasi janë shoqëruar në polici nën dyshimin se kanë punuar në rajonin e Gostivarit, ndërsa kanë pasur leje vetëm për qëndrim turistik. Gjatë periudhës së kaluar ata janë angazhuar për zbatimin e punimeve ndërtimore në rajonin e Mavrovës.

Sipas SPB Tetovë, dje rreth orës 13 e 45 minuta, në Mavrovë, nëpunësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Gostivar i kanë arrestuar G.Sh. (36), K.T. (32) dhe K.T. (30). Të tre janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe dyshohet për keqpërdorimin e qëndrimit turistik.

Personat janë ndaluar në Stacionin policor Gostivar për procedurë të mëtejme.