Është infektuar me Koronavirus me dashnoren, tani qëndron në karantin me bashkëshorten

Një rast ka intriguar mbarë Anglinë. Një burrë nga veriu i këtij vendi ka kaluar pushime me dashnoren në Itali, vendin më të rrezikuar për momentin nga Koronavirusi. Pasi janë kthyer në Angli dhe kanë bë testimet e domosdoshme, kanë rezultuar pozitiv me virusin e rrezikshëm, shkruajnë mediumet britanike. Tani ai është izoluar, kurse të jetë ironia më e madhe, në izolim qendron bashkë me gruan e tij, e cila ende mendon se bashkëshorti i saj ka qenë me punë në Itali, e jo me dashnoren.