“Është ekstreme”, Odegaard zbulon atë që mësoi nga Ronaldo dhe ish-bashkëlojtarët e tjerë te Real Madridi

Martin Odegaard thotë se përvoja e tij duke ndarë të njëjtën zhveshtore me Cristiano Ronaldon dhe superyjet e tjerë tek Real Madrid ka formësuar karrierën e tij.

“Kishte shumë gjëra për të mësuar atje, të shohësh se si kujdesen për trupin e tyre, të shohësh se si stërviten, si përgatiten për ndeshjet”, ka thënë Odegaard në një intervistë.

“Është ektreme. Mënyra se si i kushtonin rëndësi edhe detajeve më të vogla dhe se si reagonin kur vinte dita e ndeshjes”.

Norvegjezi thotë se nëse nuk do të kishte luajtur për Real Madridin, ai nuk do të ishte ky lojtar që është sot.

“Nëse nuk do të kisha luajtur në Madrid, nuk do të kisha arritur nivelin që kam sot. Jam rritur si lojtar dhe ka qenë një përvojë e shkëlqyer, por më duhej të luaja më shumë. Jam i lumtur me vendimin për t’u larguar”, është shprehur ai.

Odegaard iu bashkua Arsenalit fillimisht si huazim dhe më pas u bë pjesë e tyre në mënyrë të përhershme. Ai performoi jashtëzakonisht mirë, duke u bërë kapiteni i klubit në këtë proces.

Arsenali sigurisht që nuk është penduar për nënshkrimin e Odegaard, i cili ka dëshmuar se është pjesa që mungon në enigmën e Mikel Artetës.