Është arrestuar një tetovar, u kërkua me fletëarrest

Sot, policia ka arrestuar një 36-vjeçar nga Tetova, i cili ishte kërkuar me fletëarrest.

36-vjeçari është kërkuar për mbajtjen e dënimit me burg.

“Sot, 31.03.2021 në ora 14:00 në Tetovë, nëpunësit policor të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, në bazë të urdhërit gjyqësor, e kanë arrestuar A.B.(36) nga fshati Përshevcë, komuna e Tearcës për mbajtjen e dënimit me burg”, njoftuan nga SPB Tetovë.

Në njoftim thuhet, se i arrestuari është dërguar në Burgun e Tetovë për të vuajtur dënimin me burg.