Skandal në një shkollë të Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!

Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë fillore në rajonin e Tetovës, ku një 51-vjeçar nga fshati Trebosh dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur, duke i kërcënuar edhe verbalisht.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me inicialet B.H. ka hyrë në ambientet e shkollës dhe ka sulmuar dy nxënësit.

Policia e Grupçinit e ka arrestuar të dyshuarin në orën 18:10, ndërsa ai është mbajtur në stacionin policor.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.