ESHS: Nën pragun e varfërisë në vitin 2020 kanë jetuar 451.900 qytetarë

BEL02 - 19991126 - BELGRADE, SERBIA, YUGOSLAVIA : An elderly man eats some left-overs as he searches through a dust bin to find some food, Friday 26 November 199 in Belgrade. The town's communal services can not afford to support enough meals for homeless and poor people, as the standard of living in Yugoslavia has become lower since the war earlier the year. =YUGOSLAVIA OUT= EPA PHOTO EPA/ZORAN SINKO/AS-cl

Numri i qytetarëve të cilët kanë jetuar nën pragun e varfërisë në vitin 2020 ka qenë 451.900 qytetarë thonë tëdhënat e Entit Shtetërorë për Statistikë
Enti shtetëror i statistikës në bazë të të dhënave nga Sondazhi për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, i cili është zbatuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian, bën përllogaritjen e varfërisë për vitin 2020. Përllogaritjet themelore për varfërinë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60 % nga të ardhurat mesatare ekuivalente.
Sipas të dhënave, gjatë vitit 2020, shkalla e personave të varfur në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 21.8%. Duke analizuar sipas llojeve të amisërive, shkalla e varfërisë të amvisërive të përbëra nga dy të rritur dhe dy fëmijë gjatë vitit 2020 është 20.7 %. Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë te personat e punësuar është 7.9 %, ndërsa shkalla e
pensionistëve të varfër është 7.0 %. Koeficineti i Xhinit (masa për shpërndarjen e pabarabart e të ardhurave) është 31.4 %.