ESHS: Në tremujorin e tretë është rritur BPB në Maqedoni

Sipas të dhënave të vlerësuara të Entit Shtetëror të Statistikës, shkalla e rritjes së Bruto Prodhimit të Brendshëm (BPB) për tremujorin e tretë të vitit 2022 është 2.0 për qind. Në tremujorin e tretë të vitit 2022, rritje më e madhe është shënuar në sektorët – Art, zbavitje dhe rekreacion; Veprimtari të tjera shërbyese; Veprimtari në amvisëri si punëdhënës; veprimtari të amvisërive të cilat prodhojnë mallra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre prej 11.8 për qind.

Në sektorin Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; përmirësim të automjeteve motorike dhe motoçikletave; Transport dhe magazinim; Objekte për strehim dhe veprimtari servisimi me ushqim rritja është 9.1 %, ndërsa në Veprimtaritë financiare dhe veprimtaritë e sigurimit 5.8 %.

Konsumi final i amvisërive, duke i përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse të cilat u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e tretë të vitit 2022, nominalisht rritet për 18.2 %, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e prodhimit bruto vendor është 71.2 %. Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe i shërbimeve nominalisht u rrit për 27.2 %, ndërsa importi i mallrave dhe i shërbimeve shënoi rritje në vlerë nominale prej 31.1 %.

Bruto-investimet në tremujorin e tretë të vitit 2022 shënojnë rritje më të madhe në pjesën e ndryshimit të rezervave, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.