Escobar për takimin e Ohrit: Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për takimin e Ohrit, në mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të ketë rezultate, “por dëshiroj të tërheq vërejtjen se ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale. Do të punojmë drejt përfundimit të Aneksit, por pres shumë përparim”.

Ai ka sqaruar një deklaratë të tij të ditëve të fundit, kur tha se Asociacioni duhet të bëhet, por pyetja është se cila qeveri duhet ta implementojë atë.

“Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje kur njerëzit më pyetën: Çka nëse kryeministri Kurti nuk e pranon atë? Por, në fakt, është obligim të cilin e ka marrë jo një njeri apo një parti, por një organ ndërkombëtar që është qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për RTV 21.

“Rezultate do të kemi, por dëshiroj të tërheq vërejtjen se ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale. Do të punojmë drejt përfundimit të Aneksit, por pres shumë përparim”.