Escobar për situatën në Bosnje dhe H.: Nuk do të ketë luftë, do t’i shqyrtojmë sanksionet ndaj Dodik

Emisari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përmes një interviste ka siguruar se nuk do të ketë luftë në Bosnje dhe Hercegovinë. Escobar tha se paraprakisht do të konsultohet me ambasadorin e SHBA-së në Sarajevë, pastaj edhe mund t’i vihen sanksione anëtarit serb të presidencës atje, Milorad Dodik.

Escobar do të udhëtojë për në Bosnje dhe Hercegovinë të dielën, ku planifikon të takohet me eksponentë të politikës atje.

Paraprakisht, Escobar do të takohet me ambasadorin e SHBA-së në Sarajevë për të diskutuar se a do t’i vihen sanksione Dodikut. Megjithatë, ende nuk dihen se për çfarë sanksione bëhet fjalë.

Por, Escobar tha se më e rëndësishmja është se në Bosnje dhe Hercegovinë nuk do të ketë luftë.

“Fillimisht do të takohem me ambasadorin e SHBA-së atje, pastaj të diskutohet për mundësinë e vendosjes së sanksioneve në drejtim të Dodik. Por, unë i garantoi të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës se nuk do të ketë luftë”, është shprehur Escobar për REL.

Tutje, Escobar tha se pas këtij destabiliteti politik qëndron korrupsioni. Sipas tij, Dodik po tenton të mbrojë pushtetin dhe pasurinë e tij.

Escobar u bëri thirrje qytetarëve në Bosnje dhe Hercegovinë të mos bien pre dhe të mos lejojnë të ndodhë ajo çfarë Dodik do.

“Sa i përket dobësimit të institucioneve qendrore, do të jem shumë i sinqertë me ju. Arsyeja kryesore është korrupsioni. Cfarë Milorad Dodik po bën është se ai po tenton ta ruajë pushtetin dhe paratë e tij. I lus njerëzit të mos bien pre e kësaj, mos ta lejohet Dodik të bëjë atë që do”, shtoi Escobar.