Esad Çollaku, gjenerali shqiptar që luftoi kundër serbëve edhe në Kroaci edhe në Kosovë (Foto)

Esad Çollaku – VIP folësi i radhës. Shkollën fillore e kreu në Arban te Prizrenit kurse shkollën e mesme në Prizren. Shquhet për angazhimin dhe kontributin e tjj në luftën çlirimtare dhe pas saj. Si ushtarak ishte pjesëmarrës në fushëbeteja të ndryshme në Kroaci dhe Kosovë. Përveç pjesës ushtarake Esad Çollaku, filloi të angazhohet edhe në jetën shoqërore duke filluar aty ku është më i afërt, çështjes së mbrojtësve të luftës duke inicuar dhe formuar Shoqatën shqiptare të mbrojtësve të Kroacisë në Luftën Atdhetare, tani aktualisht është kryetar i kësaj shoqate. Në vitin 2015 zgjedhet kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kracisë, post në të cilin është edhe tani. Aktivitetet e tij ushtarake në Kroaci ishin nga më të ndryshmet si: mbrojtje vullnetare, emërime në grada si kapiten, oficer, kapiten i parë dhe komandant bataljoni dhe së fundi penzionohet si veteran dhe invalid lufte. Ndërsa aktivitetet e tij në Kosovë, është aktivizuar në ministrinë e mbrojtjes së Kosovës në Tiranë, shef i operativës së brigadës 111 dhe në TMK shef i gradës kombëtare. Është dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për trimëri, kontribut në luftën mbrojtëse në Kroaci dhe Kosovë dhe oficer i lartë i UÇK-së.