Ermali me familje kalon ditën në Liqenin e Farkës

Ditën e sotme, Ermali bashkë me Amardën dhe fëmijët e kaluan tek Liqeni i Farkës.

Ishte Ami ajo e cila ndau me ndjekësit një fotografi, në të cilën e gjithë familja dukeshin të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Liqeni i Farkes ka qene gjithmone aty por sot na u duk shume me i bukur…,me i bukur se ata te Zvicres!❤”, janë fjalët e Amit.

Amarda në këtë imazh u shfaq pa grim në fytyrë dhe po kalonte kohë të bukur pranë më të dashurve të saj.

Për ndryshe, projekti i fundit filmik nga Ermal Mamaqi është “I love Tropoja”, i cili u prit mirë ashtu sikurse filmi parapark “2 gisht mjaltë”.