Ermali kujton një moment të bukur me Arianën

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu krahas karrierës së tij të bujshme komentohet shpesh edhe për familjen e madhe që ka.

Ermali është baba i lumtur i katër fëmijëve dhe bashkëshort me fat i një gruaje bukuroshe, shkruan “Kosovarja”.

Ariana ka fituar popullaritet në krahë të bashkëshortit, e sot është ndër femrat më të komentuara të shoubizit.

Çifti marrin vëmendje të vazhdueshme për jetën e luksit që bëjnë e pushimet në vende përrallore.

E sonte Ermali ka ndarë një kujtim nga pushimi në Kapadokya me Arianën. Ata shfaqen afër njëri-tjetrit teksa rrezet e diellit shfaqen në fytyrat e tyre./Kosovarja/