Ermali dhe Ariana bashkë me çiftin e njohur në pushime?

Ermal Fejzullahu së fundi nisi pushimet në Maldive.

Ermal Fejzullahu me bashkëshorten Arianën dhe dy fëmijët, kanë nisur pushimet në Maldive, shkruan lajmi.net.

Ata kanë publikuar pamje nga vendi përrallor ku po pushojnë dhe po kalojnë momente të bukura atje.

Por, duket se në këto pushime ata nuk janë vetëm, ngase shoqërohen nga Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha.

Së pari, ishte Ariana ajo e cila publikoi një foto gjatë rrugës për në Maldive, ku pranë saj shihej Sara.

Ndërsa, më tej Sara solli një imazh nga resorti ku po qëndron, kurse Ledri në fotografinë e fundit nuk e zbuloi lokacionin se ku gjendet.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse të dy çiftet po kalojnë pushimet së bashku.