Ermal Fejzullahu: Kur po ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, mbrëmjen e sontme ka preferuar që t’iu përgjigjet disa pyetjeve të fansave të tij, shkruan lajmi.net.

Nuk mungonin mesazhet e shumta pozitive që erdhën në adresë të tij, por kishte edhe pyetje rreth pandemisë.

Një ndjekës i shkruan “Pse spo qoho tash ne protesta se boll na kan mshel virusi per zgjedhje u zhduk”.

“Kur po ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti”, ishte përgjigja e Ermalit për ndjekësin.

Ndryshe, Ermali dhe disa artistë, ditët e fundi kanë filluar me disa mbrëmje muzikore në Kosovë, pas largimit të orës policore.

Projekti i fundit muzikor nga Ermal Fejzullahu është “Përjetësi”, të cilën e solli vitin e kaluar në duet me Fifin.