Ermal Fejzullahu e paska “kall” dasmën, u martua blogerja e njohur

Mbrëmjen e sotme ish-miss Kosova e blogerja e njohur Eriona Sejdiu i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë, e siç e don adeti e ka organizuar aheng ku ka ftuar familjarët e shoqërinë e saj.

Në një video të shpërndarë në Instagram shihet se për atmosferë është kujdesur Ermal Fejzullahu i cili me zërin e tij artistik e ka ndezur atmosferën edhe më shumë.

Kujtojmë që Ermali vazhdon të jetë tejet i kërkuar për mbrëmje e ahengje familjare nga shqiptarët.