Erion Veliaj shpallet “Qytetar nderi” i Gostivarit (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shpallur “Qytetar nderi” i komunës së Gostivarit, transmeton TV21.

Ai është pritur sot nga kryetari i Gostivarit, Arben Taravari me çka ka marrë edhe dekoratën.

Gjatë përshëndetjes, duke qeshur Veliaj i thotë Taravarit: “I mbarove operacionet për sot?”, duke ia kujtuar edhe punën jashtë komunës.

Veliaj në takim tha se këto vizita në komuna shqiptare, kanë për qëllim të “dërgojnë virusin e Tiranës në të gjitha vendet ku ka shqiptarë”.