Sport “Erik ten Hag po të pret” – De Jong i reagon tifozit...

“Erik ten Hag po të pret” – De Jong i reagon tifozit të Man Unitedit

Një tifoz bërtiti “Erik ten Hag po të pret” në drejtim të mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong ndërsa thashethemet për një lëvizje te Manchester United vazhdojnë të shtohen.

Djajtë e Kuq pritet të bëjnë një lëvizje për mesfushori holandez në këtë verë dhe ai më parë ka punuar nën urdhrat e trajnerit të ri të klubit anglez.

De Jong luajti në fitoren 3-2 të Barcelonës ndaj A-League All-Stars në fillim të kësaj jave dhe bëri një ecje nëpër stadiumin “Accor” për të duartrokitur tifozët.

Njëri vendosi t’i kujtonte 25-vjeçarit interesimin e United dhe bërtiti: “Ten Hag po ju pret!”.

De Jong vazhdoi të duartrokiste dhe u pa duke buzëqeshur ndërsa dilte nga fusha.

Tifozët e United reaguan shpejt ndaj klipit dhe ata shpresojnë të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë.

United pritet të humbasë edhe Paul Pogban këtë verë përveç Nemanja Matic, i cili tashmë ka konfirmuar largimin e tij.

De Jong është objektivi kryesor i Ten Hag, por moskualifikimi në Ligën e Kampionëve nga Djajtë e Kuq do ta bëjë të vështirë një lëvizje.